HomeZgjedhjetDushi: 2007 dhe 2021 janë momentet e thyerjes së LDK-së

Dushi: 2007 dhe 2021 janë momentet e thyerjes së LDK-së

Data

REKLAMAspot_img

Florian Dushi, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka komentuar mbi dy momente kyçe që ai i cilëson si thyerjet më të mëdha për partinë, duke i renditur vitet 2007 dhe 2021 si periudha kritike për humbjen e një pjese të madhe të elektoratit të LDK-së.

Dushi ka theksuar se viti 2007 ishte një vit vendimtar për LDK-në, duke lidhur humbjen e votave me vdekjen e presidentit Ibrahim Rugova dhe ndarjen e LDK-së – kur u krijua LDD-ja e Nexhat Dacit.

“Ajo çfarë mund të them, nëse e shohim 2021 dhe 2007 janë thyerjet më të mëdha ose momentet më kritike kur LDK-ja ka humbur një numër të madh të votave. 2007e dimë rrethanat dhe arsyet pse ka ardh deri te kjo. Është vdekja e presidentit Rugova, është zgjedhja e lidrshipit të ri në një kuvend të diskutueshëm. Dhe lindja e një projekti të ri që klithe si synim të zëvendëson LDK-në në skenën politike, që ishte LDD-ja me Nexhat Dacin. Dhe prandaj ke ardhur praktikisht deri te përgjysmimi i votave të LDK-së.

Ndërkohë si rezultat i angazhimi të lidershipit të LDK-së pas viti 2007, dhe pas shuarjes dhe ndërprerjes së veprimet të LDD-së, janë kthyer pothuajse gjitha figurat e rëndësishme të LDD-së, përjashto zotin Daci, në LDK. Por nuk është kthyer elektorati më tutje sepse duket që është problem një elektorat një votues që njëherë lëviz mund të jete problem të rikthehet”, ka thënë Dushi në Debat Plus.

Përveç vitit 2007, Dushi ka përmendur edhe vitin 2021 si një tjetër periudhë kyçe që solli një tjetër ndarje të votuesve të LDK-së.

Ai ka theksuar se dalja e Vjosa Osmanit nga LDK-ja dhe kalimi i saj në listën e Lëvizjes Vetëvendosje ka shkaktuar humbjen e një numri të konsiderueshëm të votuesve të LDK-së.

“Dhe viti 2021 për shkak të daljes së zonjës Osmani dhe futjes së saj në një grup të njerëzve në listën e VV-së. Duket që ka marrë me veti një numër të madh të LDK-së të cilët në atë kohë, për arsyet e tyre, mendonin që LDK-ja, se lidershipi i atëhershëm nuk po bën mjaftueshëm ose e kishte gabim në një far forme që kishte dal nga qeveria ose kishte prish qeverinë e koalicioni të vitit 2019.

Janë këto dy momente kur LDK-ja pothuajse përgjysmohet në numrin e votave”, ka shtuar Dushi.

ARTIKUJT E FUNDIT

Pritje e ngrohtë për Grabovcin në Poklek.

Valon Grabovci, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, vizitoi fshatin Poklek të Drenasit, ku...

Po shkruanin grafite në Leposaviq, policia kap në flagrancë tre persona – sekuestron maskë dhe sprej

Një incident i prishjes së rendit dhe qetësisë publike është raportuar në rrugën “24...

Golden State Warriors triumfojnë ndaj Grizzlies, fitore marrin edhe Nuggets, CLippers e Detroit Pistons

Është zhvilluar xhiro e re në elitën e basketbollin amerikan NBA, ku nuk kanë...

Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?

Dy banorët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Driloni dhe Xuxi...

Më shumë si kjo

Man City arrin fitoren e dytë radhazi në Premierligë, mposht West Hamin

Manchester City e ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Premierligë. “Citizens” triumfuan 4:1 në...

Maqedonci për konceptin e ri të furnizimit me ushqim për FSK-në: Kemi kursyer 9 milionë euro nga buxheti i shtetit

Lajmet që qarkulluan në tetorin e vitit të kaluar mbi mungesën e furnizimit më...