HomeLajmeKurti në prag të zgjedhjeve ndan nga 100 euro për fëmijët e...

Kurti në prag të zgjedhjeve ndan nga 100 euro për fëmijët e pensionistët

Data

REKLAMAspot_img

Tashmë një muaj e gjysmë që nga zgjedhjet parlamentare dhe një ditë para se të nis shpërndarja e faturave të energjisë elektrike me tarifë dimërore – Qeveria e Kosovës njoftoi për shpërndarje nga 100 euro për të gjithë pensionistët dhe nga 100 euro për fëmijët. “Nuk është thjesht dhuratë për fundvit”, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të njoftuar vendimin për këto dhënie nga 100 euro të njëhershme për këto dy kategori.

Në një artikulim krejtësisht elektoral, Kurti e nisi me atë se qeverisjet paraprake kanë ligjëruar se fëmijët janë e ardhmja e vendit “por buxheti për ta ka qenë zero”; për të nisur lajmërimin e ndarjes nga 100 euro shtesë të njëhershme për të gjithë fëmijët nga mosha 0 deri në 16 vjet.

Të dashur fëmijë, të gjithë ju që jeni të moshës nga 0 deri në 16 vjeç, dhe që jeni pranues të shtesave mujore për fëmijë, do t’i përfitoni edhe sivjet nga 100 euro secili. Kjo nuk ëhstë vetëm një dhuratë e fundvitit nga shtei juaj, por është investim në mirëqenien e të gjithë fëmijëve pa dallim. Andaj, edhe ju të dashur prindër, t’i rrisni fëmijët me shëndet por edhe me dashurinë për shtetin e tyre, kur vlerat dhe dashuria për vendin brumosen që në fëmijëri, e ardhmja e Republikës sonë pa dyshim që do të jetë në duar të sigurta”, tha Albin Kurti.

Por, përveç investimit në fëmijët që janë edhe e tashmja e sidomos e ardhmja jonë, duhet të kujdesemi që t’i mbështesim edhe ata që kontribuan dhe ndërtuan shtetin e na sollën deri këtu. Prandaj, sikurse tashmë e kemi bërë traditë që sa herë që ka buxhet të mjaftueshëm dhe ekonomia rritet përtej projeksioneve, në fund të vitit po ndajmë mbështetje shtesë të njëhershme nga 100 euro, apo siç disa edhe kanë filluar ta quajnë pensionin e 13-të për të gjithë pensionmarrësit të cilët kualifikohen. Kjo shënon mbështetjen e 5-të brenda mandatit tonë që një mbështetje e tillë shpërndahet te pensionistët tanë”, shtoi ai.

Ekonoministi nga radhët e Lidhjes Demokratike të Ksoovës dhe kandidati për deputet, Berat Rukiqi, e pa si “asgjë të re” dhe në funksion të fushatës së Kurtit si “përdorim i parasë publike për blerje të votave”.

Ky është keqpërdorim eklatant i parasë publike, që as nuk ndihmon, e as nuk zhvillon. Të njejtat para, me automatizëm, do të shkojnë në faturat e shtrenjta të energjisë elektrike”, tha Rukiqi.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e përktheu krejt këtë veprim si “skemë të korrupsionit publik” që shpërndarja e buxhetit bëhet në kohë fushateje zgjedhore.

Qeveria e cila investimet kapitale në vitin 2024 i ka më të ulëta se në vitin 2017 e 2018, e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota. Qeveria e cila gjatë mandatit i ka dyfishu faturat e energjisë elektrike, e ka dyfishu tatimin në pronë, i ka poshtru shërbyesit civilë, i ka fy sindikatat, e ka dëtyru njësinë elitare të Policisë me dalë në protestë, i ka mbetë ushtria pa bukë e policët pa këpuca, i ka maltretu prindërit dy vite radhazi me blerjen e librave, qeveria në mandatin e së cilës janë rritë çmimet si kurrë më pare, sot me para të taksapagusëve po tenton me ble vota”, shkroi ajo.

Janë 4 vjet të humbura. Jeni në panikë, por as kjo skemë nuk ju shpeton dot. Me 9 shkurt votohet për ndryshim jo për lëmoshë!”, shtoi Bajrami.

ARTIKUJT E FUNDIT

Pritje e ngrohtë për Grabovcin në Poklek.

Valon Grabovci, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, vizitoi fshatin Poklek të Drenasit, ku...

Po shkruanin grafite në Leposaviq, policia kap në flagrancë tre persona – sekuestron maskë dhe sprej

Një incident i prishjes së rendit dhe qetësisë publike është raportuar në rrugën “24...

Golden State Warriors triumfojnë ndaj Grizzlies, fitore marrin edhe Nuggets, CLippers e Detroit Pistons

Është zhvilluar xhiro e re në elitën e basketbollin amerikan NBA, ku nuk kanë...

Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?

Dy banorët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Driloni dhe Xuxi...

Më shumë si kjo

Pritje e ngrohtë për Grabovcin në Poklek.

Valon Grabovci, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, vizitoi fshatin Poklek të Drenasit, ku...

Po shkruanin grafite në Leposaviq, policia kap në flagrancë tre persona – sekuestron maskë dhe sprej

Një incident i prishjes së rendit dhe qetësisë publike është raportuar në rrugën “24...

Golden State Warriors triumfojnë ndaj Grizzlies, fitore marrin edhe Nuggets, CLippers e Detroit Pistons

Është zhvilluar xhiro e re në elitën e basketbollin amerikan NBA, ku nuk kanë...

Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?

Dy banorët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Driloni dhe Xuxi...

Man City arrin fitoren e dytë radhazi në Premierligë, mposht West Hamin

Manchester City e ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Premierligë. “Citizens” triumfuan 4:1 në...

Maqedonci për konceptin e ri të furnizimit me ushqim për FSK-në: Kemi kursyer 9 milionë euro nga buxheti i shtetit

Lajmet që qarkulluan në tetorin e vitit të kaluar mbi mungesën e furnizimit më...