HomeLajmeKërcënohet zëvendëskryeprokurori i Pejës!

Kërcënohet zëvendëskryeprokurori i Pejës!

Data

REKLAMAspot_img

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) kanw reaguar  ndaj kërcënimeve të Zëvendëskryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë, Ersan Qavolli.

Sipas njoftimit Qavolli po kërcënohet si rrjedhojë i punës së tij zyrtare që ndërlidhen me veprimet e ndërmarra nga Prokurori i Shtetit për rastin e plantacioneve me bimë narkotike, të zbuluara kohëve të fundit.

Reagimi i plotë:  

Prishtinë, 11 tetor 2024 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), dënojnë ashpër kërcënimet e bëra përmes rrjeteve sociale ndaj prokurorit të Departamentit për Krime të Rënda, njëkohësisht Zëvendëskryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë, z. Ersan Qavolli, të cilat vijnë si rrjedhojë i punës së tij zyrtare që ndërlidhen me veprimet e ndërmarra nga Prokurori i Shtetit për rastin e plantacioneve me bimë narkotike, të zbuluara kohëve të fundit.

KPK dhe ZKPSH, theksojnë se këto kërcënime janë akte të shëmtuara, të papranueshme dhe të patolerueshme, andaj ua bëjnë me dije atyre që fshihen prapa tyre se janë të vendosur të qëndrojnë fuqishëm në përkrahje të prokurorit Qavolli dhe do t’i ofrojnë mbështetje të plotë për punën e tij në ndjekjen e kryeseve të veprave penale.

KPK dhe ZKPSH, njoftojnë se në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat konkrete për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kërcënuar prokurorin Qavolli dhe, njëkohësisht, janë duke e trajtuar seriozisht këtë veprim penal gjer në ndriçimin e plotë të tij, i cili ka për qëllim pengimin në ushtrimin e funksionit dhe detyrave të tij kushtetuese dhe ligjore.

Në këtë drejtim, KPK-ja dhe ZKPSH-ja, sigurojnë opinionin publik se kërcënimet dhe shantazhet e tilla, çfarëdo qofshin dhe nga kushdo qofshin, të cila bëhen ndaj prokurorëve të shtetit nuk do t’i zmbrapsin asnjëherë synimet dhe përpjekjet e vazhdueshme për fuqizimin e shtetit ligjor në Kosovë.

ARTIKUJT E FUNDIT

Pritje e ngrohtë për Grabovcin në Poklek.

Valon Grabovci, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, vizitoi fshatin Poklek të Drenasit, ku...

Po shkruanin grafite në Leposaviq, policia kap në flagrancë tre persona – sekuestron maskë dhe sprej

Një incident i prishjes së rendit dhe qetësisë publike është raportuar në rrugën “24...

Golden State Warriors triumfojnë ndaj Grizzlies, fitore marrin edhe Nuggets, CLippers e Detroit Pistons

Është zhvilluar xhiro e re në elitën e basketbollin amerikan NBA, ku nuk kanë...

Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?

Dy banorët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Driloni dhe Xuxi...

Më shumë si kjo

Man City arrin fitoren e dytë radhazi në Premierligë, mposht West Hamin

Manchester City e ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Premierligë. “Citizens” triumfuan 4:1 në...

Maqedonci për konceptin e ri të furnizimit me ushqim për FSK-në: Kemi kursyer 9 milionë euro nga buxheti i shtetit

Lajmet që qarkulluan në tetorin e vitit të kaluar mbi mungesën e furnizimit më...