Anëtari i kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda, ka vizituar sot Departamentin Amerikan të Shtetit, aty ku u prit nga zyrtarja e lartë për Kosovën, Anne Morrison.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Gruda.
Në njoftimin e tij, Gruda deklaroi se bashkë me Morrisonin diskutuan mbi çështje të shumta që lidhen me Kosovën dhe marrëdhëniet e saj me SHBA-në.
“Shtetet e Bashkuara mbeten aleati kryesor dhe i padiskutueshëm i popullit të Kosovës, dhe kjo miqësi është kapitali më i madh politik që ka vendi ynë” tha mes të tjerash Gruda.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Sot u prita në Departamentin Amerikan të Shtetit, në një takim me Anne Morrison, Zyrtare e Lartë për Kosovën. Diskutuam për shumë çështje që lidhen me Kosovën dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara mbeten aleati kryesor dhe i padiskutueshëm i popullit të Kosovës, dhe kjo miqësi është kapitali më i madh politik që ka vendi ynë.