HomeLajmePazaret e Vetëvendosjes me policë (VIDEO).

Pazaret e Vetëvendosjes me policë (VIDEO).

Data

spot_img

Më 3 shtator 2024, Egzon Azemi i Lëvizjes Vetëvendosje doli në gjyq i akuzuar për sulm ndaj policëve të Kosovës.

Ky sulm, gjithherë sipas Prokurorisë, kishte ndodhur në vitin 2015, kur Lëvizja Vetëvendosje po protestonte kundër demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, raporton Betimi për Drejtësi.

Egzon Azemi, bashkë me Kushtrim Avdimetajn, Veron Hasanin, Luan Hotin, Ardian Hulin dhe Naim Bunjakun, akuzohen se gjatë protestës kishin sulmuar policët e Kosovës, duke i goditur me gurë, pllaka betoni dhe mjete tjera të forta.

Si pasojë e kësaj, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës u janë shkaktuar lëndime të lehta trupore, ku të dëmtuar kishin mbetur Ismail Sadiku, Ekrem Vllasa dhe Naim Berisha.

Ky i fundit, si palë e dëmtuar, po përballej me Egzon Azemin, që sipas Prokurorisë, e kishte sulmuar para gati 9 vjetëve.

Armiqësia e tyre në rrugë para gati 9 vjetëve, tash që Vetëvendosja është në pushtet, është shndërruar në bashkëpunim në mes Egzon Azemit dhe Naim Berishës.

Në seancën gjyqësore të 3 shtatorit 2024 ndaj Egzon Azemit dhe të tjerëve, për shkak të sqarimit të një rrethane, gjyqtari Eroll Gashi, vendosi për një pauzë dhjetëminutëshe.

Gjatë kësaj pauze i akuzuari Azemi dhe i dëmtuari polici Berisha, shkuan në korridorin e gjykatës për të zhvilluar një bisedë private.

Derisa gazetarët dhe kamerat po qëndronin në sallën e gjyqit duke pritur të vazhdojë seanca gjyqësore, në korridorin e gjykatës, polici Naim Berisha ia kërkoi një favor Egzon Azemit të Vetëvendosjes.

ARTIKUJT E FUNDIT

Ditë historike për Shqipërinë.

Ditë historike për Shqipërinë. Sot më 15 tetor 2024, shteti shqiptar do të hap kapitujt...

Dejona Mihali urdhëronte Nagip Krasniqin të shkojë në takim i maskuar

“A po vjen te ne...me kapelë :)”. Kështu i drejtohet me ftestë për takim në...

Bekë Berisha: Qysh e zbatoni ju planin 10 vjeçar për FSK-në?

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të thirrur nga opozita rreth krizës...

Krasniqi mesazh ushtarëve të FSK-në

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas letrës së publikuar nga Insajderi, në...

Më shumë si kjo

10 milionë euro qarkullim veç për tre muaj, ATK i dënoi 329 herë

Estrada e Kosovës po vazhdon të ketë fitime të majme në koncerte, dasma e...

Padited ministri Sveçla

Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se ka dorëzuar padi për shpifje ndaj ministrit Xhelal...