HomeLajmeAKB: Lista e re, oferta e vjetër

AKB: Lista e re, oferta e vjetër

Data

REKLAMAspot_img

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar pasi partitë politike kanë publikuar listat e tyre me 110 kandidatë për deputetë në Parlamentin e Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Sipas AKB, ofertat e partive nuk është mjaftueshëm motivuese për të nxitur pjesëmarrjen masive të votuesve.

“Partitë nuk kanë arritur të rekrutojnë figura të reja, tërheqëse, të besueshme dhe konkurruese, të cilat do të kishin potencialin për të tërhequr interesimin e votuesve, sidomos të rinjve. Mungesa e kandidatëve me ide të reja dhe vizion të qartë për përmirësimin e standardit jetësor ka bërë që listat të duken si një ripërtëritje e emrave të vjetër. Për më tepër, edhe disa prej emrave të rinj të paraqitur janë familjarë ose të lidhur me figurat e vjetra politike, duke forcuar perceptimin e një “rinovimi” të sipërfaqshëm”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, theksohet se “shumë prej kandidatëve janë figura të njohura që kanë qenë pjesë e skenës politike për vite me radhë, por që nuk sjellin një frymë të re në ofertën politike”.

“Në një situatë ku partitë e reja pothuajse mungojnë dhe partitë e vjetra janë provuar nga votuesit pa ndonjë ndryshim domethënës, pritshmëritë për ndryshim mbeten të ulëta. Pavarësisht ndikimit të madh që bizneset kanë në ekonominë e vendit, përfaqësimi i tyre në listat zgjedhore është minimal. Përfshirja e figurave të suksesshme nga sektori privat, që mund të ofronin ide dhe zgjidhje inovative, mungon. Në një kohë kur politika shpesh drejtohet nga interesat ekonomike, një përfaqësim më i madh i biznesit mund të kishte ndikuar pozitivisht në orientimin e fushatës dhe, ndoshta, edhe në zgjedhjen e fituesit”, thuhet mes tjerash në reagimin e tyre.

Sipas, Aleancës Kosovare të Bizneseve  me këtë ofertë të varfër politike, duket se klasa e vjetër politike nuk ka dashur të krijojë konkurrencë për vetveten.

“Lista të reja me emrat e vjetër konfirmojnë mungesën e vullnetit për të ndikuar ndryshimet e duhura. Kjo tregon qartë se partitë nuk janë të gatshme të hapin rrugën për një frymë të re konkurrues. Mungesa e motivimit për zgjedhje Në kushtet aktuale, ku Kosova përballet me një emigracion masiv dhe me një elektorat të lodhur nga premtimet boshe, nuk pritet një motivim i madh për të dalë në zgjedhje. Kjo situatë mund të rezultojë në një pjesëmarrje të ulët, duke e bërë të vështirë krijimin e një ndryshimi të qëndrueshëm dhe të mirëpritur nga qytetarët”, theksohet tutje.

Në fund, pa figura të reja dhe pa ide të qarta për një të ardhme më të mirë, partitë politike rrezikojnë ta kthejnë procesin zgjedhor në një formalitet që nuk do të prodhojë ndryshime reale për jetën e qytetarëve dhe bizneseve tha Agim Shahini Kryetar i AKB-ës.

ARTIKUJT E FUNDIT

Pritje e ngrohtë për Grabovcin në Poklek.

Valon Grabovci, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, vizitoi fshatin Poklek të Drenasit, ku...

Po shkruanin grafite në Leposaviq, policia kap në flagrancë tre persona – sekuestron maskë dhe sprej

Një incident i prishjes së rendit dhe qetësisë publike është raportuar në rrugën “24...

Golden State Warriors triumfojnë ndaj Grizzlies, fitore marrin edhe Nuggets, CLippers e Detroit Pistons

Është zhvilluar xhiro e re në elitën e basketbollin amerikan NBA, ku nuk kanë...

Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?

Dy banorët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Driloni dhe Xuxi...

Më shumë si kjo

Pritje e ngrohtë për Grabovcin në Poklek.

Valon Grabovci, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, vizitoi fshatin Poklek të Drenasit, ku...

Po shkruanin grafite në Leposaviq, policia kap në flagrancë tre persona – sekuestron maskë dhe sprej

Një incident i prishjes së rendit dhe qetësisë publike është raportuar në rrugën “24...

Golden State Warriors triumfojnë ndaj Grizzlies, fitore marrin edhe Nuggets, CLippers e Detroit Pistons

Është zhvilluar xhiro e re në elitën e basketbollin amerikan NBA, ku nuk kanë...

Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?

Dy banorët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Driloni dhe Xuxi...

Man City arrin fitoren e dytë radhazi në Premierligë, mposht West Hamin

Manchester City e ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Premierligë. “Citizens” triumfuan 4:1 në...

Maqedonci për konceptin e ri të furnizimit me ushqim për FSK-në: Kemi kursyer 9 milionë euro nga buxheti i shtetit

Lajmet që qarkulluan në tetorin e vitit të kaluar mbi mungesën e furnizimit më...