Arsenali ia del ndaj Bournemouthit dhe vazhdon garën e fortë për titullin e kampionit

Arsenali ka regjistruar fitoren e radhës në Premierligë, për të vazhduar garën për titullin e kampionit në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta triunfoi sot ndaj Bournemouthit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të.

Takimi i luajtur në “Emirates Stadium” përfundoi me rezultat të pastër 3:0.

Bukayo Saka (45′ penallti), Leandro Trossard (70′) dhe Declan Rice (90+7′) realizuan golat e fitores për “Topçinjtë”.

Arsenali pas kësaj fitore ka 83 pikë dhe vazhdon të jetë lider në tabelë, tani me katër pikë më shumë se Manchester City.

Por, “Qytetarët” momentalisht kanë dy ndeshje më pak se londinezët.

Bournemouthi mbetet në kuotën e 48 pikëve në pozitën e 10-të.

Artikuj të ndryshëm

Artikujt e fundit

SPORT