Kanadezit i përfundon kontrata në verë dhe duket se do të nënshkruajë me Real Madrid-in
Bayern Munich-u tashmë po punon në tregun e transferimeve për të përforcuar skuadrën e tij përballë largimit të mundshëm të Alphonso Davies-it. Klubi bavarez ka identifikuar Alvaro Carreras-in, mbrojtësin e ri të majtë të Benfica-s, si kandidatin ideal për të plotësuar pozicionin që kanadezi do ta linte vakant, tregojnë raportet nga mediat gjermane.
Në moshën 21-vjeçare, spanjolli ka tërhequr vëmendjen për paraqitjet e tij në Portugali, ku është pjesë kyçe e skemës së skuadrës së tij.
Carreras, i mbiquajtur “trashëgimtari i Grimaldo-s”, ka konsoliduar pozicionin e tij në sezonin aktual falë shpejtësisë, aftësisë sulmuese dhe saktësisë në të tretën e fundit të fushës.
Me dy gola dhe dy asistime në 24 ndeshje, performanca e tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga Bayern-i, veçanërisht nga trajneri i tyre, Vincent Kompany, i cili ka shprehur publikisht admirimin e tij për stilin e lojës së spanjollit.
Situata kontraktuale e Davies-it, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme dhe me thashetheme të forta për një të ardhme te Real Madrid-i, ka përshpejtuar planet e Bayern-it për të siguruar një zëvendësim cilësor.
Edhe pse Carreras-i ka një kontratë me Benfica-n deri në vitin 2029, interesi nga një prej klubeve më të mëdha evropiane mund të motivojë lëvizje të rëndësishme në tregun e ardhshëm të transferimeve.
Afrimi i mundshëm i Carreras jo vetëm që kërkon të mbulojë një nevojë taktike, por gjithashtu rikonfirmon angazhimin e Bayern-it për të vënë baste për talentet e rinj.
Ardhja e tij do të ishte një hap i rëndësishëm për të ruajtur konkurrencën e ekipit në Bundesliga dhe në kompeticionet evropiane.