Pritjet e gjata janë rikthyer në pikat kufitare.
Deri në dy orë janë pritjet për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare Jarinjë, ndërsa për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike kufitare pritjet janë deri 30 minuta, thuhet në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë deri 80 minuta, ndërsa pritje të gjata ka edhe në Merdar e Bërnjak, ku për të hyrë në Kosovë nëpërmjet këtyre pikave po duhet pritur deri 40 minuta.
E në pikat kufitare Muçibabë e Mutivodë, pritjet janë 30 minuta.