Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka deklaruar se në Londër është marrë me politikë, para se të kthehej në Kosovë dhe të hynte në Lëvizjen Vetëvendosje.
Pacolli në “DPT te Fidani” ka deklaruar se kishte marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2010 në Londër, ku tha se “kishte qenë personi më i afërt i një kandidate për deputete”.
“Pas përfundimit të studimeve, unë vendos me u kyç në politikë në Londër, me liberal demokratët, kam punu me ta gjatë vitit 2010 dhe kom marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2010. Kam qenë personi më i afërt i një zonje që ka qenë kandidate për deputete. Aty kam marrë hapat e parë të politikës dhe politikbërjes.” – ka thënë ajo, transmeton Nacionale.
Tutje, Pacolli ka shtuar:
“Unë nuk kam qenë e përfshime në politikë në Kosovë, dhe në Londër kam vendos që nëse kthehem në Kosovë, ku do të angazhohem, në cilën parti politike.
Shumë ma bëjnë këtë pyetje, se kam pas mundësi të kyçem në politikë edhe në Londër, ndoshta nuk do të ishta deputete, por me shumë gjasë do të isha një kuader në partinë e liberal demokratëve aty, do të isha një person aty që punoj”.