HomeLajmeGjithçka që dihet për të dyshuarin për sulmin në Magdeburg

Gjithçka që dihet për të dyshuarin për sulmin në Magdeburg

Data

REKLAMAspot_img

I dyshuari për sulmin e të premtes në Magdeburg, është Taleb A nga Arabia Saudite, një psikiatër që kishte jetuar në Bernburg rreth 40 kilometra nga Magdeburgu.

Në sulmin e të premtes në tregun e Krishtlindjes në Magdebur u vranë pesë persona e u lënduan afro 200 tjerë. Në mesin e të vdekurve është një nëntëvjeçar.

I dyshuari kishte goditur me veturë turmën e njerëzve. Motivet prapa sulmit janë të paqarta, por autoritetet besojnë se ai kreu i vetëm sulmin.

Dëshmitë nga postimet e tij në rrjetet sociale, tregojnë se ai ishte një kritik i hapur i islamit dhe kishte promovuar teori konspirative që pretendonin se autoritetet gjermane po synojnë ta “islamizojnë” Evropën, shkruan “BBC”.

“Der Spiegel” ka raportuar se më 4 shtator të vitit 2013, gjykata e Rostockut e kishte dënuar atë me një gjobë prej 900 eurove. Arsyeja ishte prishja e rendit publik “përmes kërcënimeve me vepra penale”. Por nuk ishte vlerësuar se ai ishte i aftë të kryente veprat. Taleb 50-vjeçar kishte mbërritur në Gjermani në vitin 2006, në mënyrë të rregullt duke hyrë me pasaportë dhe vizë për ta filluar specializimin pas përfundimit të studimeve për mjekësi. Por, ai nuk aplikoi për azil deri në vitin 2016.

Ai gjatë seancës dëgjimore në Zyrën Federale për Migrim e Refugjatë kishte thënë se është larguar nga islami dhe se po shkruante një libër se pse “islami si religjion nuk ka bazë”. Libri s’u botua kurrë.

Ai ishte paraparë të paraqitej në gjykatë në Berlin po ashtu më 19 dhjetor. Zyra e prokurorit publik të Berlinit e kishte akuzuar atë për “keqpërdorim të thirrjeve emergjente”.

Ai kishte marrë urdhër të paguante 20 tarifa ditore, nga 30 secila, pra total 600 euro gjobë. Ai ishte ankuar dhe duhej paraqitur në gjykatë në Berlin më 19 dhjetor, por s’u paraqit.

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka thënë se beson se Talebi ka pikëpamje “islamofobe”.

Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, ka konfirmuar këtë, duke shtuar se “është gjëja e vetme” që mund ta konfirmojë.

Prokurori Horst Walter Nopens ka thënë se i dyshuari po intervistohet dhe do të pasojnë procedurat gjyqësore. Ai pritet të akuzohet për pesë vrasje dhe lëndime të rënda trupore.

ARTIKUJT E FUNDIT

Pritje e ngrohtë për Grabovcin në Poklek.

Valon Grabovci, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, vizitoi fshatin Poklek të Drenasit, ku...

Po shkruanin grafite në Leposaviq, policia kap në flagrancë tre persona – sekuestron maskë dhe sprej

Një incident i prishjes së rendit dhe qetësisë publike është raportuar në rrugën “24...

Golden State Warriors triumfojnë ndaj Grizzlies, fitore marrin edhe Nuggets, CLippers e Detroit Pistons

Është zhvilluar xhiro e re në elitën e basketbollin amerikan NBA, ku nuk kanë...

Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?

Dy banorët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Driloni dhe Xuxi...

Më shumë si kjo

Man City arrin fitoren e dytë radhazi në Premierligë, mposht West Hamin

Manchester City e ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Premierligë. “Citizens” triumfuan 4:1 në...

Maqedonci për konceptin e ri të furnizimit me ushqim për FSK-në: Kemi kursyer 9 milionë euro nga buxheti i shtetit

Lajmet që qarkulluan në tetorin e vitit të kaluar mbi mungesën e furnizimit më...