Është zhvilluar xhiro e re në elitën e basketbollin amerikan NBA, ku nuk kanë munguar përballjet e zjarrta, por edhe befasitë.
Golden State Warriors ka arritur fitore përkundër se i mungoi lojtari kryesor Stephen Curry në përballje ndaj Memphis Grizzlies me tetë pikë diferencë 121:113.
Ylli kanadez Andrew Wiggins ishte më efikasi në këtë takim me 24 pikë, derisa u ndihmua nga fundori gjerman Dennis Schroder që shtoi 17 të tjera.
Te skuadra mysafire më efikasi ishte Jaren Jackson me 23 pikë e nëntë kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.
Nga ndeshjet e tjera, vlen të veçohet fitorja e Los Angeles Clippers ndaj Atlantës me rezultat 131:105, dhe Detroit ndaj Minesotës me rezultat 119:105.
Rezultatet:
Brooklyn – Philadelphia 94:123