BallinaLajmeKFOR-i hedh poshtë raportimet se ua ndaloi zyrtarëve hyrjen në Komunën e...

KFOR-i hedh poshtë raportimet se ua ndaloi zyrtarëve hyrjen në Komunën e Leposaviqit

Data

REKLAMAspot_img

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka hedhur poshtë raportimet e disa mediave lokale në Kosovë kinse ky mision ka futur në listë të zezë disa zyrtarë të institucioneve të Kosovës dhe ua ka ndaluar hyrjen në objektin e Komunës së Leposaviqit.

“KFOR-i nuk ndërhyn në lirinë e lëvizjes së individëve në Kosovë. KFOR-i mban kontakte të rregullta me të gjitha palët kryesore”.

Misioni u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme qe mund të krijojnë tensione të panevojshme dhe mund të ndikojnë në stabilitetin rajonal.

KFOR-i ka mbi 4.400 trupa ushtarake në Kosovë dhe është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX.

Raportime të ngjashme për kinse ndalesë të vendosur nga KFOR-i për hyrjen e zyrtarëve të Kosovës në institucione të veri të vendit – të banuar me shumicë serbe – ka pasur disa herë brenda vitit.

Më herët gjatë javës, ambasadori amerikan në shkuarje në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se aktorë të huaj keqdashës synojnë ta minojnë demokracinë e Kosovës duke shfrytëzuar ndasitë etnike.

“Nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë”, tha Hovenier të martën në Prishtinë.

Ai shtoi se dezinformimi mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta gjithmonë, veçanërisht gjatë periudhës zgjedhore, në të cilën Kosova ndodhet aktualisht përpara zgjedhjeve të 9 shkurtit/sinjali

ARTIKUJT E FUNDIT

SAM24.info – Urë kulturash!

Më 24 mars 2025, skena mediale shqiptare u pasurua me një platformë të re...

Nekrolog për mësuesen Mane Rugova – Hasani

Ajo ishte më shumë se një mësuese; ishte një udhërrëfyese, një shembull i përkushtimit...

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në Varshavë: Mos supozoni se prania amerikane në Europë do të zgjasë përgjithmonë

Shefi i mbrojtjes i SHBA-së Pete Hegseth ka folur në një konferencë shtypi pas...

Pritje e ngrohtë për Grabovcin në Poklek.

Valon Grabovci, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, vizitoi fshatin Poklek të Drenasit, ku...

Më shumë si kjo

Po shkruanin grafite në Leposaviq, policia kap në flagrancë tre persona – sekuestron maskë dhe sprej

Një incident i prishjes së rendit dhe qetësisë publike është raportuar në rrugën “24...

Golden State Warriors triumfojnë ndaj Grizzlies, fitore marrin edhe Nuggets, CLippers e Detroit Pistons

Është zhvilluar xhiro e re në elitën e basketbollin amerikan NBA, ku nuk kanë...