HomeLajmeKrejt çka dihet për plagosjen që trazoi Kryeqytetin: I dyshuari ende i...

Krejt çka dihet për plagosjen që trazoi Kryeqytetin: I dyshuari ende i lirë, viktima në QKUK

Data

REKLAMAspot_img

Dragodani nuk gjeti qetësi mbrëmjen e të premtes, pasi të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në rrugën “Ferid Curri”. Një person u qëllua më armë zjarri nga një person tjetër dhe për pasojë mbeti i plagosur, ndërsa i dyshuari nuk është arrestuar akoma, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka raportuar se viktima e këtij rasti është Fatlum Jetullahu, i cili u qëllua me armë në shpinë dhe u gjet i shtrirë në rrugë nga Policia.

Sipas informacioneve që ka siguruar mbrëmë Sinjali nga Emergjenca, i plagosuri është dërguar në QKUK, ku është trajtuar nga stafi i mjekimit intensiv.

Sinjali gjithashtu ka mësuar ekskluzivisht se personi që po dyshohet se e gjuajti me armë viktimën është identifikuar si Shkodran Humolli, i cili ende ndodhet në arrati.

Motivet dhe rrethanat në të cilat ndodhi ky incident i rëndë në kryeqytet janë akoma të paqarta, teksa vendi i ngjarjes është ekzaminuar nga njësitet përkatëse të Policisë.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar pesë gëzhoja të plumbave.

“Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime në shpinë nga arma e zjarrit, në drejtim të të cilit ka shtënë i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është në kërkim nga policia. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

Por, Sinjali ka mësuar se në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur edhe një veturë të braktisur me targat 01-287-EV, jo shumë metra larg ku u gjet i plagosuri.

Akoma nuk është konfirmuar nëse vetura e gjetur në vendin e ngjarjes është e personit që dyshohet se kreu veprën.

Hetimet në lidhje me këtë rast tashmë kanë filluar, ndërsa Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e detajeve të reja.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për detajet tjera nga ky rast.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Sinjali/

ARTIKUJT E FUNDIT

Pritje e ngrohtë për Grabovcin në Poklek.

Valon Grabovci, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, vizitoi fshatin Poklek të Drenasit, ku...

Po shkruanin grafite në Leposaviq, policia kap në flagrancë tre persona – sekuestron maskë dhe sprej

Një incident i prishjes së rendit dhe qetësisë publike është raportuar në rrugën “24...

Golden State Warriors triumfojnë ndaj Grizzlies, fitore marrin edhe Nuggets, CLippers e Detroit Pistons

Është zhvilluar xhiro e re në elitën e basketbollin amerikan NBA, ku nuk kanë...

Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?

Dy banorët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Driloni dhe Xuxi...

Më shumë si kjo

Man City arrin fitoren e dytë radhazi në Premierligë, mposht West Hamin

Manchester City e ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Premierligë. “Citizens” triumfuan 4:1 në...

Maqedonci për konceptin e ri të furnizimit me ushqim për FSK-në: Kemi kursyer 9 milionë euro nga buxheti i shtetit

Lajmet që qarkulluan në tetorin e vitit të kaluar mbi mungesën e furnizimit më...