Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë u mirëprit nga bashkatdhetarë që jetojnë dhe punojnë në Slloveni.
Kurti shprehu mirënjohjen për angazhimin, punën dhe kontributin e tyre në shoqërinë sllovene.
Me këtë rast, ai theksoi se ata janë një urë e jashtëzakonshme ekonomike, kulturore dhe tregtare ndërmjet dy vendeve.
“Ne asnjëherë nuk e harrojmë rolin që e ka luajtur Sllovenia prej strehimit të disidentëve dhe shqiptarëve të persekutuar në vitet e ’80-ta dhe sidomos në vitet e ’90-ta, pastaj për rolin e tyre në çlirimin e Kosovës dhe më pas për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen tonë në arenën ndërkombëtare çdo herë kur është kërkuar nevoja”, tha Kurti.