Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se ka dorëzuar padi për shpifje ndaj ministrit Xhelal Sveçla.
Buzhala ka mohuar të ketë prona në veri të vendit me Zvonko Veselinoviçqin dhe kësisoj ka zgjedhur që “duelin” me ministrin Sveçla ta vazhdoj në gjykatë.
Sipas Buzhalës ministri Sveçla do të duhet ta pranoj se ka gënjyer ose duhet të dorëzoj dokumentet për të cilat ka thënë se i posedon.
“Sipas premtimit te dhene ne fillim te kesaj jave, avokati i im Besnik R. Berisha sot e ka dorezu padine, sipas kerkeses sime, ndaj ministrit te puneve te brendshme Xhelal Sveqla, i cili ka shpife kunder meje, se une kam prona ne veri te vendit, bashke me Zvonko Veselinovicin. Une nuk kam prona ne veri te vendit, as bashke me Zvonkon, e as pa Zvonkon. Ne Republiken e Kosoves, te vetmen prone ne emen temin e kam pronen ku e kam shtepine ne Veternik, kurse kam prona ne bashkesi familjare ne Cabiq. Xhelal Sveqla ka me me pase tane jeten permas. Ose ka me hanger m**tin e vet ne Gjykate, edhe ka me pranu qe ka genjy, ose ka me i nxjerr ato dokumente, e atehere une po e ha”, thuhet në postimin e Buzhalës.