Situatë shqetësuese në duelin e kësaj të shtune në Serie A Torino – Bologna
Mbrojtësi i kombëtares polake, Sebastian Walukiewicz, pas më pak se 30 minutash të kaluar në fushë në ndeshjen Torino-Bologna, u ndje keq dhe u rrëzua në fushë. Ai mbajti gjoksin me dorë dhe u mor me barelë nga stafi mjeksor.
Walukiewicz u ndje keq dhe më pas u shtri në fushë pa asnjë kontakt me kundërshtarin. Ai mbante gjoksin dhe kishte nevojë për ndihmë. Ekipi mjekësor i Torino-s mbërriti shpejt dhe e informoi pothuajse menjëherë se do të ishte i nevojshëm një ndryshim.
Edhe pse lojtari ishte i vetëdijshëm, ai nuk mundi të largohej vetë nga fusha. Ai u largua me barelë në minutën e 35-të.
Për momentin nuk ka informacione se çfarë ka ndodhur saktësisht. Megjithatë, përsëritjet televizive treguan se Walukiewicz kishte probleme me frymëmarrjen.
Ndeshja Torino-Bologna nuk u ndërpre. Polaku u zëvendësua nga Mërgim Vojdova.
Klubi ende nuk ka publikuar asnjë informacion për shëndetin e mbrojtësit. Megjithatë, gazetari italian, Gianluca di Marzio informon se Walukiewicz së fundmi është rikthyer në stërvitje pas gripit, i cili mund të kishte ndikuar në problemet e tij me frymëmarrjen.
Në Itali të gjithë e mbajnë mend ende situatën nga ndeshja mes Fiorentina-s dhe Inter-it, e cila u zhvillua në fillim të dhjetorit. Më pas ndeshja u ndërpre në minutën e 17-të kur ylli vendas, Edoardo Bove, humbi ndjenjat në fushë duke pësuar arrest kardiak dhe më pas u dërgua në reanimacion. Diagnoza tregoi se shkaku ishte miokardi.
Bove e mori veten mjaft shpejt, por mjekët i rekomanduan t’i nënshtrohej një kardioverter-defibrilator të implantueshëm, të cilin futbollisti vendosi ta bënte. Kjo do të thotë se ai do të mund të luajë ende futboll, por jo në Serie A, ku zbatohen rregulla strikte.