PSG-ja me mendje në Champions

Pasi e fitoi titullin në elitën e futbollit të Francës në fundjavën e kaluar, pas humbjes së Monacos në udhëtim te Lyoni të dielën, Paris Saint-Germaini e ka mendjen në duelin kthyes të gjysmëfinales së Championsit.

PSG-ja e fitoi titullin e 12-të të Francës në histori.

Këtë fundjavë, parisienët është dashur të luajnë në udhëtim te Nice në kuadër të xhiros së 32-të të Ligue 1.

Por, liga franceze ka vendosur më herët që këtë ndeshje ta shtyjë për 15 maj, për shkak të angazhimit të Parisit në Champions.

Edhe ndeshja Reims – Marseille nuk do të luhet në vikend.

Marseille po ashtu ende është në garë për të triumfuar në Ligën e Evropës.

PSG-ja ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Championsit e humbi 1:0 në udhëtim te Dortmundi, teksa Marseille barazoi 1:1 në shtëpi me Atalantan.

PSG-ja në ligë ka 70 pikë pas 31 ndeshjeve, 12 më shumë se Monaco e vendit të dytë.

PSG-ja deri në fund të kampanjës në Ligue 1 ka edhe katër ndeshje për t’i luajtur, kurse Monaco edhe tri të tjera.

Në Champions, Parisi luan menjëherë të martën.

Artikuj të ndryshëm

Artikujt e fundit

SPORT