Mazhoranca parlamentare e ka humbur votën e 61-të në Kuvendin e Kosovës.
Deputetja nga Prizreni, Drita Millaku ka kaluar nga Lëvizja Vetëvendosje në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Zyrtarizimi i kësaj lëvizje u bë të premten nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili e priti sot në takim deputeten Millaku.
“Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Drita Millaku, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ajo i bashkohet familjes sonë politike në rrugëtimin e përbashkët që na pret përpara.”