Raportuesi i sapoemëruar i Përhershëm për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, do të mbajë konferencë për media, që lidhet me misionin e tij tre-ditor për mbledhjen e fakteve në Kosovë.
Konferenca do të mbahet në ora 11:00 para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.
Terras është emëruar në nëntor të këtij viti raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Për emërimin e Terrasit në këtë post u pajtuan në grupin e PPE-së në Komisionin për politikë të jashtme.
Riho Terras është ish-ushtarak nga Estonia, i cili ka qenë deputet edhe në përbërjen paraprake të Parlamentit Evropian.
Më herët, grupet politike në PE ishin pajtuar që të ndajnë mes vete postet e raportuesve për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Pas kësaj, secili grup vendosi nga radhët e veta të emërojë një raportues për shtetin përkatës.
Grupit të PPE-së kësaj radhe i takon posti i raportuesit për Kosovën.
Tradicionalisht, në 20 vjetët e fundit raportuesi për Kosovën gjithmonë nga qenë nga radhët e Grupit të të Gjelbërve.
Ky grup shënoi rënie të mbështetjes në zgjedhjet e fundit për PE të mbajtura më herët gjatë këtij viti.