Shefi i mbrojtjes i SHBA-së Pete Hegseth ka folur në një konferencë shtypi pas bisedimeve me homologun e tij polak, Władysław Kosiniak-Kamysz.
Ai u qëndron komenteve të tij që i bëri në Bruksel në fillim të kësaj jave se anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk ka gjasa që të ketë ndonjë kthim në kufijtë e vendit para 2014-ës.
Por Hegseth thotë se kushtet e çdo negociate paqësore për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë i takojnë presidentit amerikan Donald Trump, jo atij, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Mesazhi kryesor që Hegseth ka sjellë në kontinent është se vendet europiane duhet të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen.
Polonia, thotë ai, është një “aleat model”.
“Mos harroni, Varshava ka rritur masivisht shpenzimet e mbrojtjes në vitet e fundit, me rreth 5% të GDP-së së saj që tani shpenzohet për ushtrinë.
Ai përfundoi duke thënë se Europa nuk duhet të supozojë se një prani ushtarake amerikane në kontinent “do të zgjasë përgjithmonë”, duke shtuar se “tani është koha për të investuar” në aftësitë ushtarake.