HomeKulturaShtatmadhoria e komandantit ushtarak në Korçë

Shtatmadhoria e komandantit ushtarak në Korçë

Data

REKLAMAspot_img

“’Krahët’ e përdorur në rrugët, në arat, në minat, përfaqësonin një masë prej disa mijëra burrash që nuk kishin dëshirën të merrnin armët dhe të shkonin me “çetat” në mal. Secili nga këta burra, kishte diçka që s’kishte pasur kurrë: bukën e përditshme dhe një mëditje të paguar rregullisht. Çështja e bukës ishte rrënjësore për popullatën. Ajo që u jepnim punëtorëve tanë ishte e njëjtë me atë që u jepnim ushtarëve tanë d. m. th. fare e mirë”, shkruante gjeneral Henri Descoins në “Gjashtë muaj historie të Shqipërisë: nëntor 1916 – maj 1917”
Gjeneral Henri Descoins

U pa më sipër se vendosja në udhë e organizimit administrativ të shtetit autonom të Korçës mbështetej mbi shtytjen e autoritetit ushtarak frëng. Dua t’ia paraqes lexuesit oficerët që ishin bashkëpunëtorët e mi në Korçë dhe ta përkufizoj pjesën e çdokujt në veprën e përbashkët.
Komandanti i kalorësisë, Massiet, zëvendësi i Komandantit të ushtrisë, që ishte alter egoja e tij, dhe e ndihmonte në të gjitha pjesët e shërbimit si në pikëpamje administrative ashtu dhe në pikëpamje ushtarake. Bashkëpunimi i tij dhe miqësia e tij më ishin shumë të vlefshme.

Një oficer qe i deleguar i komandantit ushtarak pranë Këshillit Administrativ të Shtetit autonom. Merrej veçanërisht me çështjet financiare. Në krye ishte togeri i rezervës, Bargeton, për të cilin kemi folur. Pasi u thirr përsëri në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga mesi i janarit 1917, u zëvendësua prej togerit të rezervës, Siegfried. (17). Si njëri ashtu dhe tjetri, fare bukur të përgatitur për këtë punë prej arsimimit të tyre të mëparshëm, u janë përgjigjur mirë kërkesave të kohës. Kapiteni i artilerisë (rezervë) Dumont, ishte ngarkuar me drejtimin e punëve civile. Ishte inxhinier i urave dhe i rrugëve dhe me këtë cilësi kishte ndërtuar rrugë në Azinë e vogël. Merrej pra personalisht me punët e rrugëve: arrinte të kishte rendimentin më të madh. Kapiteni Dumont kishte nën urdhrat e vet dy oficerë (të rezervës gjithashtu), togerët Vuillier dhe Bidon. Togeri Vuillier, inxhinier agronom vuri më këmbë një plan komplet për eksploatimin bujqësor të fushave të Korçës dhe Bilishtit. Me anën e tij u lidhën kontrata për farën me fermerët me këto kushte: ne ua jepnim pa pagesë farërat bujqve sipas kërkesës, po që pas të korrurave fshatari na rikthente farën, ndërsa kusurin e mbante për vete.

Togeri i xhenios Bidon ishte inxhinier minash. Ai merrej me nxjerrjen në dritë të pasurive nëntokësore të paeksploatuara dhe të papërpunuara të rrethit të Korçës, që gjendej pranë rrugës që shkon nga Saranda linjit fare të mirë, antraksit, amiant, bakër, argjend. Në saje të tij, furnizimi i trupave frënge me lëndë djegëse u bë me rregull.

Ekzekutimi i punëve civile paraqiste në pikëpamjen të misionit tonë, që ishte tërësisht ushtarake, një rëndësi të posaçme. Këto veprime na lejonin t’i tregonim popullit se interesi i tij ishte të jetë me ne, sepse asnjë nga regjimet e mëparshme nuk kishte bërë aq gjëra për ta sa regjimi i okupimit ushtarak frëng. Veprimet nxirrnin në shesh edhe një interesin tjetër, mbasi përbënin një lloj mobilizimi civil.
“Krahët” e përdorura në rrugët, në arat, në minat, përfaqësonin një masë prej disa mijëra burrash që nuk kishin dëshirën të merrnin armët dhe të shkonin me “çetat” në mal. Secili nga këta burra, kishte diçka që s’kishte pasur kurrë: bukën e përditshme dhe një mëditje të paguar rregullisht. Çështja e bukës ishte rrënjësore për popullatën. Ajo që u jepnim punëtorëve tanë ishte e njëjtë me atë që u jepnim ushtarëve tanë d. m. th. fare e mirë.

Togeri i kalorësisë (aktive) Gastel, (18) ishte përgjegjës i një depoje, qe ngarkuar me organizimin e karvanëve të ushqimit. Na përkiste neve të bënim që të arrinin atje ku duheshin ushqimet drejtuara trupave dhe popullatës civile. Asnjë njëjësi me rrota ose me samar nuk na qe dhënë. Kishim organizuar pra, me kafshët me samar të vendit, “varganë të lirë”, si ato që janë në udhë në Marok. Këto kafshë të vogla, por të shkëlqyera, bënin çdo ditë një udhëtim mesatar prej 50 km, me një ngarkesë 80 kilogramësh. Kështu, 1200 kuaj të ngarkuar ishin në shërbim në fillim të majit 1917. Këta karvanë kanë ecur gjithmonë fare mirë.

Togeri kalorësisë Delacroix, (19) kishte detyra ekskluzivisht ushtarake. Ai merrej nën drejtimin personal të Komandantit, me çështjet që i përkisnin Zyrës së 5-të të gjithë Shtatmadhorisë.
Mjeku-major Danos (20) drejtonte shërbimin e shëndetit mbi trupat sa dhe mbi popullatën civile. Njëkohësisht ishte mjek i mirë, organizator perfekt dhe njeri i shoqërueshëm, kishte ditur të krijojë lidhje të mira me më të mirat familje

Veterinari, ndihmës-major i klasës I Borihomme, drejtonte shërbimin veterinar. Teknik i përgatitur nuk kufizohej të shëronte vetëm kafshët e ushtrisë. Ai zgjeronte kujdesin e vet edhe mbi kafshët e civilëve: kujdesi i tij si ato të doktorit Danos kishin aq më shumë vleftë se ishin bërë falas.

Kjo ishte fytyra e Shtatmadhorisë të Korçës, grupim kompetencash, në të cilin gjithkush dinte se çfarë duhej të bënte, dhe e bënte mirë. Duke pasur një besim ndaj kryetarit të tyre që ky ua rikthente të gjithëve, të gjithë qenë lidhur në të njëjtin timon, mbaronin punën si jo më mirë.

E di që, në qoftë se shqiptarët nuk kanë harruar atë që ka qenë i pari Komandant ushtarak i Korçës (21) ata shoqërojnë në atë kujtim të mirë oficerët që qenë bashkëpunëtorët e tij besnikë: dhe kjo është e drejtë. (22)

Henri Vincent Descoins, i lindur më 10 janar 1869 në Cambray (Francë), vdiq më 10 maj 1930 në Algjer (Algjeri) ishte gjeneral brigade dhe shkrimtar ushtarak francez. Si kolonel i kalorësisë gjatë Luftës së Parë Botërore, luajti një rol të rëndësishëm në vendosjen e forcave franceze në Korçë (1916 – 1920). Ndër të tjera, shkroi edhe raportin “Six Mois d’histoire de l’Albanie – Novembre 1916 Mai 1917” të cilin e përktheu dhe e botoi në shqip, Vasil Gërmenji (1908 – 1988). Ky tekst i përkthyer prej tij e që botohet me vazhdime në Shtojcën për kulturë, është marrë nga monografia “Vasil Gërmenji, një jetë në shërbim të çështjes shqiptare” me autor Elez Osmanin, Botimet KOHA, tetor 2024

Fusnotat

(17) Vdekur për Francën. Ky oficer një muaj ka qenë ndihmës për organizimin e drejtësisë z. Marc Heraut, i mobilizuar atëherë si adjutant, sot avokat pranë gjykatores (cour d’appel) të Lyonit, kryetar i Federatës Kombëtare të Shoqërive dhe Grupimeve të ish-luftuesve të Lindjes
(18) Vdekur për Francën
(19) Vdekur për Francën
(20) Vdekur për Francën
(21) Më kanë dhënë prova me të vërtet prekëse
(22) Prania në Korçë e një Liceu frëng, kontribuon, në mbajtjen e këtyre kujtimeve.

ARTIKUJT E FUNDIT

Pritje e ngrohtë për Grabovcin në Poklek.

Valon Grabovci, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, vizitoi fshatin Poklek të Drenasit, ku...

Po shkruanin grafite në Leposaviq, policia kap në flagrancë tre persona – sekuestron maskë dhe sprej

Një incident i prishjes së rendit dhe qetësisë publike është raportuar në rrugën “24...

Golden State Warriors triumfojnë ndaj Grizzlies, fitore marrin edhe Nuggets, CLippers e Detroit Pistons

Është zhvilluar xhiro e re në elitën e basketbollin amerikan NBA, ku nuk kanë...

Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?

Dy banorët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Driloni dhe Xuxi...

Më shumë si kjo

Pritje e ngrohtë për Grabovcin në Poklek.

Valon Grabovci, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, vizitoi fshatin Poklek të Drenasit, ku...

Po shkruanin grafite në Leposaviq, policia kap në flagrancë tre persona – sekuestron maskë dhe sprej

Një incident i prishjes së rendit dhe qetësisë publike është raportuar në rrugën “24...

Golden State Warriors triumfojnë ndaj Grizzlies, fitore marrin edhe Nuggets, CLippers e Detroit Pistons

Është zhvilluar xhiro e re në elitën e basketbollin amerikan NBA, ku nuk kanë...

Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?

Dy banorët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Driloni dhe Xuxi...

Man City arrin fitoren e dytë radhazi në Premierligë, mposht West Hamin

Manchester City e ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Premierligë. “Citizens” triumfuan 4:1 në...

Maqedonci për konceptin e ri të furnizimit me ushqim për FSK-në: Kemi kursyer 9 milionë euro nga buxheti i shtetit

Lajmet që qarkulluan në tetorin e vitit të kaluar mbi mungesën e furnizimit më...