BallinaSportSuper sfida në Prizren përfundon me fitoren e therandasve

Super sfida në Prizren përfundon me fitoren e therandasve

Data

REKLAMAspot_img

Në një super ndeshje dhe me rikthime, Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 69:72 (20:16, 15:16, 20:20, 14:20).

Takimi u zhvillua në kuadër të javës së 12-të të Superligës.

Nga fillimi kjo sfidë ishte e baraspeshuar, ku në çerekun e parë, asnjëra nuk arrinte të shkëputej, duke përfunduar kjo pjesë 20:16, derisa periudha e dytë ishte tërësisht e barabartë, 15:16, për të shkuar në pushim me shifrat 35:32.

Në periodën e tretë, vendasit u shkëputën në 11 pikë, 46:35, por therandasit u rikthyen, për të bërë ndeshjen shumë interesante, ku rezultati pas 30 minutash ishte 55:52. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua luftë e madhe nga të dy skuadrat, por basketbollistët vendas ishin të pavëmendshëm në fund, derisa ata mysafirë dhanë gjithçka nga vetja dhe ia arritën qëllimit për të triumfuar 69:72.

Te Bashkimi u dallua Lejson Zeqiri me 15 pikë e tetë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli më i miri ishte Quade Green me 30 pikë.

Prizrenasit kanë tetë fitore e katër humbje, ndërsa therandasit gjashtë fitore e gjashtë humbje.

ARTIKUJT E FUNDIT

SAM24.info – Urë kulturash!

Më 24 mars 2025, skena mediale shqiptare u pasurua me një platformë të re...

Nekrolog për mësuesen Mane Rugova – Hasani

Ajo ishte më shumë se një mësuese; ishte një udhërrëfyese, një shembull i përkushtimit...

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në Varshavë: Mos supozoni se prania amerikane në Europë do të zgjasë përgjithmonë

Shefi i mbrojtjes i SHBA-së Pete Hegseth ka folur në një konferencë shtypi pas...

Pritje e ngrohtë për Grabovcin në Poklek.

Valon Grabovci, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, vizitoi fshatin Poklek të Drenasit, ku...

Më shumë si kjo

Po shkruanin grafite në Leposaviq, policia kap në flagrancë tre persona – sekuestron maskë dhe sprej

Një incident i prishjes së rendit dhe qetësisë publike është raportuar në rrugën “24...

Golden State Warriors triumfojnë ndaj Grizzlies, fitore marrin edhe Nuggets, CLippers e Detroit Pistons

Është zhvilluar xhiro e re në elitën e basketbollin amerikan NBA, ku nuk kanë...