ryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “sqarime urgjente” në lidhje me vendimin për ndalimin e platformës për një vit. Kompania kineze, sipas Associated Press, kishte kërkuar sqarime nga qeveria shqiptare pas këtij vendimi.
Rama reagoi në platformën X ku shkruan se Tik Tok nuk ka se çfarë sqarimesh të kërkojë nga Shqipëria pasi sipas tij në Shqipëri vendosin shqiptarët jo algoritmi i TikTok-ut.
“Ndalimi i TikTok-ut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë. Tik Tok-u nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut”.
Ai u shpreh se platforma përbën një kërcënim serioz për fëmijët dhe rininë.