Tottenham Hotspur – Newcastle United është ndeshja që e hap xhiron e 20-të të Premier Leagues së Anglisë. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën prej orës 13:30.
Tottenhami aktualisht është larg pozitës që e synon. Mban vendin e 11-të me 24 pikë.
Newcastle Unitedi është në vendin e pestë me 32 pikë, ndërsa synon të paktën katër pozitat e para që dërgojnë në Champions. Aktualisht ka mbetur prapa Nottinghamit e Chelseat, që mbajnë pozitat tre e katër.
Liverpooli është lider me 45 pikë dhe një ndeshje më pak të luajtur. Arsenali është i dyti me 39 pikë, ndërsa befasi është Nottinghami që renditet i treti me 37 pikë. Chelsea ka 35 pikë në vendin e katërt.
Prej orës 16:00 të shtunën janë ndeshjet Bournemouth – Everton, Aston Villa – Leicester City, Crystal Palace – Chelsea e Manchester City – West Ham United.
Kampioni në fuqi, City, shpreson të bëjë hap tjetër drejt kalimit të krizës, por ka punë të vështirë me West Hamin. Manchester City është i gjashti me 31 pikë. West Hami mban vendin e 13-të me 23 pikë.
Të shtunën prej orës 18:30 është ndeshja Brighton – Arsenal.
Të dielën prej orës 15:00 takohen Fulhami e Ipswichi, ndërsa e gjithë vëmendja do të jetë te derbi i madh Liverpool – Manchester United, që zhvillohet nga ora 17:30.
Unitedi është vetëm i 14-ti me 22 pikë.
Xhiroja mbyllet të hënën me ndeshjen mes Wolverhamptonit dhe Nottingham Forestit, që fillon në ora 21:00.