HomeLajmeZelensky kundërshton mbajtjen e zgjedhjeve në kohë lufte: Nuk e shkelim ligjin...

Zelensky kundërshton mbajtjen e zgjedhjeve në kohë lufte: Nuk e shkelim ligjin në emër të Putinit

Data

REKLAMAspot_img

Ukraina nuk do të mbajë zgjedhje nën ligjin ushtarak edhe nëse Rusia e vendos atë si një nga parakushtet për negociata, ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë në televizionin ukrainas të lëshuar më 2 janar.

Bëhet e ditur se Ukraina kishte planifikuar të zhvillonte zgjedhjet presidenciale në mars ose prill 2024, duke përmbyllur mandatin e parë pesëvjeçar të Zelenskyt.

Por, votimi u shty pasi kushtetuta e vendit nuk lejon zgjedhjet sipas ligjit ushtarak, i cili u shpall në 24 shkurt 2022, në fillimin e agresionit të Rusisë.

Presidenti rus Vladimir Putin u përpoq të përdorte vonesën për të portretizuar Zelenskyn si “të paligjshëm”, duke thënë se autoriteti duhet t’i kalonte kryetarit të parlamentit Ruslan Stefanchuk, një pretendim i hedhur poshtë nga Kievi si një shtrembërim i kushtetutës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, në intervistë Zelensky përsëriti se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare nuk janë të mundshme sipas ligjit ushtarak dhe se zyrtarët e zgjedhur vazhdojnë të kryejnë ligjërisht detyrat e tyre deri në votimin e ardhshëm.

“Pasi Ukraina arrin t’i japë fund fazës së nxehtë të luftës, ligji ushtarak mund të hiqet dhe parlamenti mund të caktojë një datë për zgjedhjet”, tha Zelensky.

“Pas përfundimit të ligjit ushtarak, nuk ka nevojë të presim vite për zgjedhjet”, shtoi ai.

Kur u pyet nëse Ukraina është e gatshme të bëjë kompromis nëse Rusia vendos zgjedhje të menjëhershme si kusht për bisedimet e paqes, Zelensky e hodhi poshtë idenë.

“Ne do të shkelnim legjislacionin ukrainas në emër të Putinit, i cili ka shkelur të gjithë legjislacionin tonë, sovranitetin dhe integritetin territorial”, u përgjigj presidenti.

Zelensky tha gjithashtu se Putini po kërkon çdo justifikim të mundshëm për të shmangur negociatat e drejtpërdrejta me të.

Ndryshe, ka pritshmëri në rritje për bisedimet e mundshme të paqes në vitin 2025, pasi presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, i cili do të marrë detyrën më 20 janar, u zotua të sjellë të dyja palët në tryezën e bisedimeve. /Telegrafi/

ARTIKUJT E FUNDIT

Pritje e ngrohtë për Grabovcin në Poklek.

Valon Grabovci, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, vizitoi fshatin Poklek të Drenasit, ku...

Po shkruanin grafite në Leposaviq, policia kap në flagrancë tre persona – sekuestron maskë dhe sprej

Një incident i prishjes së rendit dhe qetësisë publike është raportuar në rrugën “24...

Golden State Warriors triumfojnë ndaj Grizzlies, fitore marrin edhe Nuggets, CLippers e Detroit Pistons

Është zhvilluar xhiro e re në elitën e basketbollin amerikan NBA, ku nuk kanë...

Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?

Dy banorët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Driloni dhe Xuxi...

Më shumë si kjo

Man City arrin fitoren e dytë radhazi në Premierligë, mposht West Hamin

Manchester City e ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Premierligë. “Citizens” triumfuan 4:1 në...

Maqedonci për konceptin e ri të furnizimit me ushqim për FSK-në: Kemi kursyer 9 milionë euro nga buxheti i shtetit

Lajmet që qarkulluan në tetorin e vitit të kaluar mbi mungesën e furnizimit më...